Në Korreticë të Drenasit kanë nisur punët për mbikalim. Aty gjatë së mërkurës u vu gurëthemeli i mbikalimit, ku morën pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në komunikatën për media nga MI thuhet se “Me investim të MI-së, banorët së shpejti do të mund të kalojnë përgjatë rrugës nacionale M9, fshati Korreticë e Epërme, në afërsi të Kroit të Mbretit, pa rrezikuar veten dhe pjesëtarët e tjerë në komunikacion”.
Me këtë rast, Abrashi ka kërkoi nga kompania e kontraktuar që të punojnë sipas planit dinamik, me qëllim që projekti të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur mirënjohës për mbikalimin e që ishte kërkesë e kamotshme e banorëve.
Mbikalimi për këmbësorë në rrugën nacionale M9, përkatësisht në Drenas, kap vlerën rreth 130 mijë eurove.