Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari të Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Janë tri rrugë që po asfaltohen brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc.

Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.