Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Drenasit

Ne kuadër të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2018, ka filluar asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatin Gllobar të Komunës së Drenasit.

Me këtë projekt do të përfshihen 11 segmente rrugore, përkatësisht të gjitha lagjet e fshatit Gllobar. Të enjten ka filluar asfaltimi i segmentit të parë që lidh lagjen Morina në drejtim të Pishave të Kamenicës, ndërsa ditëve në vazhdim do të asfaltohen segmentet tjera në lagje.