Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon aksioni i pastrimit të mbeturinave në Rahovec

Në Rahovec sot ka filluar aksioni për pastrimin e mbeturinave me moton “Ta pastrojmë Rahovecin së bashku”.

Ky aksion pritet të zgjasë deri në heqjen e të gjitha “pikave të zeza” me mbeturina në tërë hapësirën e Rahovecit.

Aksionit i janë përgjigjur qytetarë në gjithë territorin e Komunës, nxënës dhe vullnetar të Qendrës Rinore SHL-Kosova.

Simbolikisht aksioni për pastrimin e mbeturinave ka filluar në orën 8:30 nga vendi i quajtur “Rrasat e Rahovecit”, në rrugën Rahovecit-Malishevë.