Qyteti i Ferizajt ka mbetur pa energji elektrike një orë para ndërrimit të moteve, ka njoftuar KEDS-i. Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak të mbingarkesës që ka çuar në djegien e komplet stabilimentit shpërndarës.
Sipas KEDS-it, ekipet janë duke zëvendësuar stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet më shpejt energjia elektrike.
“Në Ferizaj, mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike. Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike. Ekipet tona në këto momente janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet në njoftim të KEDS-it që ka apeluar për kursim të mëtejmë të energjisë.
Për dy ditët, sot dhe nesër, Kosova është furnizuar me energji elektrike nga Shqipëria.
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë
-
Ngarkesa e rrjetit për Vit të Ri rrezikon disa komuna që t’u ndalet rryma
-
Shtatë qytete mund të kenë probleme me energjinë elektrike sonte
-
Ekipi i KEDS-it improvizon barkë për ta riparuar rrjetin elektrik në rrugën Ferizaj–Viti