Komuna e Ferizajt nëpërmjet një urdhërese ka ndaluar vrasjen, keqtrajtimin dhe garat me kafshë, kjo për shkak të zbatimit të Ligjit për përkujdesjen e kafshëve dhe me qëllim eliminimin e fenomenit të vrasjeve, keqtrajtimit dhe organizimit të garave me kafshë.
Në urdhëresën e Komunës, midis të tjerash, thuhet se subjektet të cilat bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen me gjobë nga 100 euro e deri në pesë mijë euro sipas nenit 17 të Ligjit për përkujdesje ndaj kafshëve, shkruan sot Koha Ditore.
“Ndalohet vrasja, keqtrajtimi, eksperimentimi i kafshëve pa licencë, operimi kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës, me të cilën largohet apo dëmtohet cilado pjesë e trupit, imponimi dhe shitja e kafshëve agresive, në të kundërtën me dispozitat e ligjit, transportimi i kafshëve pa certifikatë, tregtimi i kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore, organizimi i garave në të cilat testohet fuqia apo shpejtësia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime, ngordhje, apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe përdorimi i substancave për kafshë që marrin pjesë në gara në të cilat janë të përcaktuara me dispozitat ligjore”, thuhet në urdhëresë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ferizaj ndalon shpërndarjen e broshurave të megamarketeve në objekte kolektive
-
Deri në 6 muaj burgim për ata që organizojnë luftërat me qen
-
Rahoveci urdhëron ndalimin e garave të kundërligjshme të kafshëve
-
Gjobiten në Ferizaj dy shoferë me vendbanim në Francë, po bënin gara me vetura
-
Policia ua merr patentë shoferët dy të rinjve që po bënin gara