Fondi i të Drejtës Humanitare ka bërë një apel për të ngritur një memorial për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake e policore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 e të varrosur fshehtas, për t’i fshehur gjurmë e krimit, në varrezat masive në Batajnicë, te Beogradi, transmeton Koha.net.
FDH, themeluese e të cilit është humanistja serbe Natasha Kandiq, duke theksuar se memoriali do ta mbante të gjallë kujtimin e dinjitetshëm për këto viktima, ka treguar se disa nga viktimat u vranë në fshatin Lubizhdë të Hasit në rajonin ku vepronte brigada e motorizuar 549 që udhëhiqej nga komandanti Bozhidar Deliq.
Në këtë fshat më 12 prill 1999 u vranë afër 40 civilë ndërsa në gjithë rajonin, nga 24 marsi deri më 10 qershor janë vrarë 2.174 civil shqiptarë.
Në vazhdim raporti që FDH e ka publikuar në dosjen e vet të krimeve të luftës që ushtria dhe policia serbe i bënë në Kosovë:
"Në Lubizhdë të Hasit, më 12 prill ‘99 forcat serbe vranë 15 civilë shqiptarë e 38 nga ta i dërguan në drejtim të panjohur nga të cilët 31 u gjetën të vdekur ndërsa 7 janë të regjistruar si të zhdukur.
Edhe
Kandiq: Forcat serbe, përgjegjëse për vrasjen e 6-7 mijë civilëve shqiptarë gjatë bombardimeve të NATO-s
Lexoni edhe:
Kandiq: Ushtari serb që zgjohet nga vaji i foshnjës që e vranë në Kosovë
Të frikësuar nga forcat serbe disa banorë braktisën shtëpitë në fund të marsit ‘99 dhe u fshehën në mal më 12 prill ‘99 ku forcat serbe i rrethuan në mal dhe i arrestuan të gjithë shqiptarët.
15 burra i ndanë nga gratë dhe i pushkatuan. Gratë dhe fëmijët u urdhëruan të kthehen në fshatin Lubizhdë të Hasit.
Në fshat i sollën edhe burrat që u gjetën në mal dhe i dërguan në paralagjen, Dedaj, ku i mbajtën 100 sish të mbyllur në disa shtëpi e stalla.
Pas disa ditësh gratë, fëmijë dhe disa burra i ngarkuan me autobusë e kamion, i dërguan deri te kufiri me Shqipërinë dhe atyre ua morën të gjitha dokumentet e identifikimit dhe i dëbuan.
I ndalen 38 burra dhe kjo është hera e fundit kur ata u panë të gjallë.
Lubizhda e Hasit ka qenë në përgjegjësinë e Brigadës së motorizuar 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë, në atë zonë nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999 janë vrarë 2.174 civil shqiptarë.
Komandanti i kësaj brigade ka qenë deputeti në Kuvendin e Serbisë, Bozhidar Deliq. Krimet për këtë dhe vendet tjera në zonën e përgjegjësisë së kësaj brigade që e komandonte Deliqi janë përshkruar edhe në dosjen: 'Brigada e Motorizuar 549 e Ushtrisë së Jugosllavisë'.
Edhe
Kosova gërmon për mbetje mortore, Serbia i ngre monument brigadës së kriminelëve
Mbetjet mortore të një numri të viktimave të krimit në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së Motorizuar 549 janë gjetur në varrezat masive në Batajnicë afër Beogradit.
Përkraheni ngritjen e memorialit i cili do t’i kujtonte me dinjitet këto viktima".