Është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së heronjve Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.
Në këtë akademi, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bahriu dhe Agroni mbeten figurat më të ndritura të lëvizjes kombëtare për çlirimin e Kosovës.
"Çdo herë që kujtojmë heronjtë dhe veprimtarët e kombit e kemi në mendje rezistencën e gjatë që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Liria nuk erdhi rastësisht, kjo luftë ka parahistorinë dhe historinë ku shëmbëlltyrë e saj janë Bahriu, Fazliu dhe të gjithë heronjtë tjerë", raporton Koha Ditore.
"Për mua ishte nderë që pata nderin ta njoh dhe të bashkëveproj me Bahriun. Ai ishte i ri, energjik, inteligjent dhe shumë i lidhur me lëvizjen. Me Agronin u njohëm si studentë në fillim të viteve te 90. Ishte i edukuar, fjalë pak dhe shumë trim", ka theksuar Thaçi.
Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës, Hysni Ngucati është shprehur se nuk mund ta kujtojnë asnjë ditë të çlirimit të Kosovës pa e kujtuar kontributin e këtyre dy heronjve.
"Dhimbja dhe mungesa që na krijuan ata duhet të zëvendësohet me idealin e tyre", ka theksuar ai.
-
Vepra e Zhitisë dhe Fazliut vlerësohet se frymëzoi mijëra luftëtarë të UÇK-së
-
Përkujtohen Agron Rrahmani e Bahri Fazliu
-
Heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu cilësohen si frymëzim i luftëtarëve të UÇK-së
-
Kurti bën homazhe te varri i Bahri Fazliut
-
Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu kujtohen në 34-vjetorin e rënies