Dy persona janë ndaluar në Komunën e Novobërdës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve. Të arrestuar janë ish-drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, T.S. dhe pronari i një kompanie që merrej me furnizim të Qendrave Mjekësore me barna, A.R..
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan dyshohet se kompania në fjalë “AWA”, nuk i ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.
I dyshuari T.S., me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa, i dyshuari A.R., dyshohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.
-
Kërkohet paraburgimi i dy personave për faturat fiktive të barnave në Novobërdë
-
Dy zyrtarë komunalë të Obiliqit dyshohen se u përfshinë në një mashtrim
-
Ngrihet aktakuzë ndaj zyrtarit të Komunës së Novobërdës që mori pagë pa dalë në punë
-
Arrestohet zyrtari komunal i Novobërdës, dyshohet se falsifikoi listën e vijueshmërisë së punëtorëve
-
Katër zyrtarë të Novobërdës morën 13,000 euro gjatë 3 vjetëve pa shkuar në punë