Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i ka komentuar akuzat e pasardhësit të tij, Pal Lekaj, se ish-qeveria është fajtore për 63 milionëshin shtesë që duhet paguar Bechtel Enkas.
Zharku thotë se faji është tek qeveria Thaçi e vitit 2014 e cila e la të hapur përmbylljen financiare kur e nënshkroi kontratën.
Zharku ka zbuluar vlerën e përcaktuar nga komisioni i atëhershëm ndërministror dhe mospajtimin e zyrës ligjore të qeverisë me përfundimin e nxjerrë.
Në emisionin Puls të KTV-së, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, publikoi vlerën prej 63 milionë eurosh që qeveria duhet t’ia paguajë shtesë Bechtel&Enkas, për shkak të shtyrjes së afatit për ndërtimin e autostradës së dytë të vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
“Njëra qeveri po mashtron për 53 milionët e Bechtel-Enka-s”
-
Zharku: Asnjëherë nuk ka pasur neglizhencë të pagesave ndaj punëkryerësit
-
Rasti “53-milionëshi”, Zharku thotë se Lekaj e askush tjetër s’kishte të drejtë ta tejkalonte opinionin e “Hill Internacional”
-
Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim për 53-milionëshin
-
Lekaj: U dhanë 53 milionët për ta ruajtur buxhetin