Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Njëra qeveri po mashtron për 53 milionët e Bechtel-Enka-s”

Foto: Koha / ilustrim

Ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, kërkon që ministri Pal Lekaj të thirret në përgjegjësi për dhurimin e rreth 40 milionë eurove Konsorciumit “Bechtel Enka”, raporton KTV.

Zharku thotë se borxhi që Qeveria ia ka pasur këtij operatori, ka qenë 14,7 milionë euro, për shkak se kontrata ishte zgjatur për 14 muaj. Madje, Zharku thotë se afati i pagesës ishte 21 janari i vitit 2018.

Zharku ka thënë se nuk e di se nga i nxori gjithë këto miliona shtesë Pal Lekaj, por është i sigurt se nuk bëhet fjalë për një penallti të mundshme.

Ai ka thënë se është i gatshëm të përballet me drejtësinë për veprimet në të kaluarën.

Shoqëria Civile kërkon që Prokuroria të merret me rastin, pasi thotë se njëra nga qeveritë është duke mashtruar.

Kohavisioni ka pyetur Prokurorinë e Shtetit dhe atë Speciale, nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim për t’i hetuar milionat e dhënë për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Hani i Elezit dhe deklaratave kundërthënëse të të dy ministrave.

Edhe Zharku: Jam ftuar si dëshmitar në hetimet për 53 milionëshin, rast korruptiv Arbëri Zharku: Jam ftuar si dëshmitar në hetimet për 53 milionëshin, rast korruptiv

Prokuroria e Shtetit, në një përgjigje të shkurtër, ka thënë se do të shikojë se a ka elemente të veprës penale a jo në lidhje me rastin e lartcekur, pastaj do të ndërmarrë veprime të duhura.