Let’s Do It Kosova njofton se sot ka filluar me hartizimin e deponive ilegale të mbeturinave në të gjithë Kosovën.
Vetëm sot, sipas kumtesës, vullnetarët nga Ta Pastrojmë Kosovën kanë evidentuar më shumë se 150 lokacione të deponive ilegale të mbeturinave në rajonin e Pejës, Prizrenit, Ferizajt e Gjakovës, transmeton Koha.net.
Hartizimi që po bëhet përmes Aplikacionit TrashOut, do të përfshijë brezin rrugor të rrugëve magjistrale.
Posa të përfundojë puna në terren e ekipit, Let’s Do It Kosova do të njoftojë për numrin e saktë të të gjitha deponive të evidentuara.
Përmes kësaj komunikate, Let’s Do It Kosova fton të gjithë qytetarët që të raportojnë për deponitë ilegale të mbeturinave që shohin përmes aplikacionit për iPhone dhe Android, TrashOut.
-
Në komunë të Prishtinës identifikohen 141 deponi mbeturinash, nis pastrimi i tyre
-
Largohen mbi 100 deponi ilegale pa garanci se nuk mbushen sërish bërllok
-
125 deponi ilegale u larguan për një vit në Prishtinë
-
Komuna e GIZ-i identifikojnë 141 deponi ilegale në Prishtinë
-
Pranvera kthen bërllokun në vendet që u pastruan gjatë dimrit