Misioni i EULEX-it ka në llogarinë e vet në Twitter ka publikuar se përfaqësuesit e Policisë së Kosovës dhe të asaj të Serbisë janë takuar me qëllim të shtimit të informatave dhe bashkëpunimit në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, transmeton Koha.net.
Siç është theksuar, zëvendësshefi i EULEX-it Bernar Tran ka ndërmjetësuar në takimin që është mbajtur të martën.
Njoftohet se dy policitë janë marrë vesh që takimi i ardhshëm të mbahet edhe n ë fillimin e muajit gusht.
Oliver Ivanoviqi është vrarë më 16 janar para zyrës së vet në Mitrovicë.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Bruksel sot pritet rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi
-
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për rastin Ivanoviq
-
Ministrat e Jashtëm të BE-së diskutojnë vrasjen e Ivanoviqit
-
Raporti nga kamerat e sigurisë për rastin Ivanoviq, të hënën
-
Serbia kërkon përfshirjen me urgjencë në hetimin e vrasjes së Ivanoviqit