Të hënën pritet të publikohen rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë në vendin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën veriore. Lajmin për kallxo.com e konfirmoi kryeprokurori për rajonin e Mitrovicës, Shyqeri Syla, i cili tha se të hënën pritet një raport i gjerë për rastin.
“Jemi duke punuar intensivisht në hetimin e rastit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Të hënën presim rezultatet e ekzaminimit të kamerave të sigurisë, ekzaminimit të veturës dhe raportin e mjekësisë ligjore. Janë intervistuar disa dëshmitarë, por nuk mund të flas me shifra”, tha Syla.
Ivanoviq u vra mëngjesin e së martës me disa plumba në afërsi të zyrës së tij në Mitrovicën veriore. Vdekja e tij ngjalli reagime nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Kosovës, Serbisë dhe të komunitetit ndërkombëtar.
-
Shtyhet seanca në rastin e vrasjes së Ivanoviqit
-
4 vjet nga vrasja e Ivanoviqit: “Dikush i fortë po i fsheh filmimet e kamerave”
-
Mediat largohen nga seanca gjyqësore për Ivanoviqin
-
Procesi gjyqësor ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit vazhdon të hënën
-
Policia shpall në kërkim dy të dyshuar për rastin “Ivanoviq”