Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, apo siç thonë në Bruksel “Prishtinës dhe Beogradit”, do të takohen të hënën në Bruksel pas një kohe të gjatë për të diskutuar çështjet teknike që kryesisht lidhen me zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.
Për një kohë të gjatë nuk ka pasur takime as të nivelit të tillë teknik, ndërsa i fundit që u desh të zhvillohej u anulua para se të niste, pas vrasjes në veri të Mitrovicës të politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, shkruan sot Koha Ditore.
Atëherë delegacioni i Beogradit u kthye nga Brukseli duke thënë se “në rrethana të tilla nuk ka arsye të bisedohet”.
Por prej atëherë, ndonëse kohë pas kohe thuhet se ka përparim në hetime të rastit të vrasjes së Ivanoviqit, ende nuk ka ndonjë rezultat konkret që do të çonte në përfundimin se kush dhe për çfarë arsyeje ishte vrarë ky politikan. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Javën që vjen planifikohet të vazhdojë dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel
-
REL: Të enjten, takimi i radhës Kosovë- Serbi në nivel ekspertësh
-
EULEX: Në gusht edhe një takim Polici e Kosovës dhe asaj të Serbisë
-
Bisedimet teknike do të pasohen me takimin Thaçi – Vuçiq
-
Ka nisur në Bruksel dialogu Prishtinë-Beograd në nivel teknik