Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eshtrat e Ilir Konushevcit nisen për Kosovë

Është bërë gjatë ditës zhvarrimi i eshtrave të heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, në Tiranë.

Zhvarrimi është bërë në prani të anëtarëve të familjes nga ana e pjesëtarëve të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, raporton KTV.

Në këtë proces kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Image

Pasdite, eshtrat janë nisur për Kosovë, kurse rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës, do të bëhet gjatë ditës së nesërme.

Të martën, do të bëhen homazhe në Kuvend si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore para rivarrimit. Ceremonitë zhvillohen nën përkujdesjen e qeverisë së Kosovës, dhe kryeministrit Haradinaj.

Ilir Konushevci, i lindur në fshatin Llugë të Podujevës në qershor 1969, ka qenë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të luftës në rajonin e Llapit. Ai është vrarë në Shqipëri në maj të vitit 1998 dhe ka qenë i varrosur në kryeqytetin shqiptar.

Artikuj të ngjashëm