Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Është mbajtur parada “Bashkë dhe krenarë”

Me moton "Bashkë dhe krenarë", ka nisur parada në sheshet e Prishtinës.

Me këtë marsh edhe do të përmbyllet Java e Krenarisë, përmes të cilës kërkohen të drejtat e komunitetit LGBTI.

Kërkesa kryesore e këtij komuniteti është njohja e martesave mes dy personave të gjinisë së njëjtë.

Protestuesit fillimisht u mblodhën në sheshin "Skënderbeu", ku atyre iu bashkuan edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall, deputetja Adriana Matoshi dhe figura të tjera të njohura.

Lendi Mustafa ka thënë se bashkë do ta mbërrijnë barazinë që janë duke kërkuar.

“Të gjithë e dimë që Kodi Civil po tenton që mos me na leju martesë me gjini të njëjtë, por ne do ta vazhdojmë luftën tonë”, ka thënë ai.

Edhe “Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet Arbëri 1 muaj më parë “Barazi ose revoltë”, mbahet Parada e Krenarisë në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka nda fond prej 300 mijë euro për krijimin e strehimores për personat LGBTI.

{gallery}