Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është kyç për stabilitetin rajonal dhe evropian.
Escobar në një intervistë për argjencinë e lajmeve të Malit të Zi, MINA, ka thënë se nënshkrimi eventual i planit franko-gjerman dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do të hapte dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe Serbisë në Evropë dhe do t’i kontribuonte paqes e stabilitetit.
“Sepse pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit në Ukrainë dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, ka thënë Escobar.
Të hënën në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Escobar: S’kam marrë zotim nga Kurti për zbatim të marrëveshjes
-
Escobar: Ka pasur dhunë të papranueshme në veri
-
Escobar: Kosova e Serbia të marrin përgjegjësi për stabilitetin rajonal
-
Escobar: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen deri në fund të verës
-
Escobar e cilëson historike Marrëveshjen e Ohrit