Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ermina Lekaj Prlaskaj rikandidon për zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Ermina Lekaj Prlaskaj, shqiptarja nga Hasi, pasi ka mbajtur prej kohësh postin e deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka shpallur kandidaturën zyrtare në garën për zgjedhjet parlamentare atje.

Prlaskaj këtë e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Prej vitesh, ajo ka dëshmuar përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në këtë shtet.

Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen më 5 korrik 2020 ( e diele), ndërsa në 4 dhe 5 korrik do të votohet në qendrat e përfaqësive diplomatiko-konsullore të Kroacisë.