Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ende s’dihen urdhërdhënësit, as vrasësit e 6 të rinjve serbë në kafenenë “Panda” të Pejës 22 vjet më parë

panda

Sot janë mbushur 22 vjet nga vrasja e 6 të rinjve serbë në kafenenë “Panda”, ndërsa as kryerësit, as urdhërdhënësit e kësaj vrasje ende nuk janë identifikuar.

Para 22 vjetësh, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20, dy sulmues të maskuar hapën zjarr nga pushkë automatike ndaj klientëve të kafenesë “Panda” në Pejë, ndër të cilët më së shumti kishte gjimnazistë pejanë, rikujtojnë mediat serbe.

U vranë Ivan Obradoviq (15), Zoran Stanojeviq (18), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetisllav Ristiq (18), Ivan Radeviq dhe Dragan Trifoviq 18), Vllado Llançareviq (18) ishte plagosur rëndë, kurse më lehtë Mirsad SAhaboviq (34) dhe Nikolla Rajoviq (18).

Në kafene kishin qenë edhe 5 të rinj të tjerë serbë, por që rastësisht shpëtuan.

Sulmuesit pas masakrës kishin ikur në oborrin aty pranë gjimnazit atëherë “Sveti Sava”, ku po i priste “Zastava 128” me ngjyrë të kuq.

Edhe Prindërit e viktimave parashtrojnë kërkesë që Vuçiqi të merret në pyetje për rastin “Panda” Arbëri Prindërit e viktimave parashtrojnë kërkesë që Vuçiqi të merret në pyetje për rastin “Panda”

Hetimet rreth këtij rasti nisën pas 12 majit 2016 në Prokurorinë për krim të organizuar në Beograd.

Deri më 28 dhjetor 2013 familjet e fëmijëve të vrarë dhe opinioni ishin të bindur se krimin e kishin kryer pjesëtarët e UÇK-së.

Prokuroria për Krim të Organizuar (PKO) në tetor të vitit 2018 deklaronte se ishin marrë në pyetje 34 dëshmitarë, ndërsa më vonë edhe 2 të tjerë.

PKO tani ka deklaruar se hetimet “ende” nuk kanë përfunduar.

është pohuar se ata i kishin vrarë vetë formacionet paramilitare serbe, me qëllim që të fajësonin shqiptarët dhe ndërmarrjen e ndonjë masakre mbi ta.

Edhe “M Portal”: Vrasësit e të rinjve në “Panda” kryen edhe masakrën në Dubravë Arbëri “M Portal”: Vrasësit e të rinjve në “Panda” kryen edhe masakrën në Dubravë

e viktimave janë në pritje të ndonjë njoftimi të besueshëm nga organet hetuese serbe se kush ishin vrasësit e atyre fëmijëve, serbët apo shqiptarët, transmeton Koha.net.

{gallery}