Ivan Niniq, përfaqësues ligjor i prindërve, djemtë e të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” në Pejë, ka dorëzuar kërkesë në Prokurorinë për Krim të Organizuar që presidenti Aleksandër Vuçiq të dëgjohet si dëshmitar.
Në kërkesë thuhet se prindërit kërkojnë që Vuçiqi të dëgjohet lidhur me deklaratat e tij për rastin se vrasjet nuk ishin bërë nga shqiptarët, raportoi N1.
Ata kërkojnë përgjigje edhe për deklaratën kur Vuçiqi kishte thënë se kishte informata për atë që kishte ndodhur në kafenenë “Panda”.
Prindërit e tyre disa herë i kanë kërkuar Vuçiqit që të flasë, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Më 14 dhjetor 1998, dy burra të maskuar hynë në kafene dhe nga një rafal të shtënash me armë automatike lanë të vdekur pesë nxënës serbë dhe një student.
-
Familjarët e viktimave insistojnë që Vuçiqi të intervistohet për rastin “Panda”
-
Prokuroria pranon kërkesë për të marrë në pyetje Vuçiqin për rastin “Panda”
-
Vrasja e 6 të rinjve serbë në Pejë, klithma e prindërve dhe një president cinik i Serbisë
-
Matiq: Ka pasur mjaftueshëm dëshmi për t'i zgjidhur vrasjen e vëllezërve Bytyqi dhe rastin “Panda”
-
Drashkoviq: Vrasja e 6 fëmijëve serbë në Pejë, u krye nga regjimi i Millosheviqit dhe UDBA