Qeveria e Kosovës ka emëruar dy anëtarë të rinj të Bordit të Ndërmarrjes Publike Ibër Lepenc.
Ata janë Ejup Visoka dhe Mehmet Ballazhi.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se bordi nuk është funksional andaj emërimi edhe i dy anëtarëve është proces i rëndësishëm.
“Emërimi i anëtarëve të rinj u bë nga lista e pritjes", tha Lluka, tranmseton kp.
Mehmet Ballazhi ka qenë kandidat për kryetar të Hanit të Elezit nga radhët e PDK-së, ndërsa Ejup Visoka një kohë të gjatë ka mbajtur poste të rëndësishme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria miraton gjashtë emra për anëtarë të Bordit të Ibër Lepencit
-
Emërohen anëtarët e përkohshëm të bordeve të dy ndërmarrjeve publike
-
Emërohen borde të reja të përkohshme në Postë, Trepçë dhe Infrakos
-
Qeveria shkarkon bordin e KEK-ut, “Ibër Lepencit” dhe “Hidroregjionit Jugor”
-
Qeveria “pastron” Bordin e “Ibër-Lepencit” para emërimit të kryeshefit ekzekutiv