Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Elektroseveri” shkel disa afate të udhërrëfyesit për energjinë

Besnik Bislimi, Miroslav Lajçak, Petar Petkoviq

Foto: Arkiv

Kompania serbe “Elektrosever” ka shkelur disa afate kohore të përcaktuara në udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë. Ka mbi dy javë që kësaj kompanie i ka kaluar afati që t’ia dorëzojë KEDS-it e KOSTT-it të dhënat e fundit të konsumatorëve. Për mospërfillje të këtij udhërrëfyesi të martën nuk janë deklaruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga Bashkimi Evropian.

Udhërrëfyesit për energjinë që në fillim i janë shkelur disa pika.

Kompania serbe “Elektrosever”, e cila u licencua për furnizim të veriut të Kosovës me energji më 24 qershor, ka pasur një javë kohë që KEDS-it e KOSTT-it t’ia dorëzojë të dhënat e fundit të konsumatorëve, por nuk e ka bërë një gjë të tillë as 2 javë pas afatit.

Madje, operatori serb ka shkelur edhe afatin kohor për të nënshkruar me KEDS-in e KOSTT-in marrëveshjet e nevojshme për të operuar në tregun energjetik të Kosovës.

Për papërgjegjësinë e “Elektroseverit”, nga KOSTT-i nuk janë deklaruar për këtë çështje.

Në KEDS kanë thënë që Qeverisë i takon të deklarohet.

Edhe Elektroseveri shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje Arbëri Elektroseveri shkel afatet e përcaktuara me marrëveshje

“Po flasim për një çështje ku janë të involvuar edhe akterë që janë më të lartë se ne në këtë çështje, përkatësisht Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila na mbikëqyr neve, dhe Qeveria e Kosovës që është e informuar për secilin detaj, prandaj ju kishim lutur t’u drejtoheni këtyre institucioneve”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Por, as nga Qeveria e as nga Bashkimi Evropian nuk i kanë kthyer përgjigje KOHËS se si do të gjendet zgjidhja për rrymën në veri nëse nuk zbatohet marrëveshja dhe a do të ketë penalizime për ata që nuk e përfillin atë.

Por një ditë më parë zv.kryeministri Besnik Bislimi ka thënë se shpreson që marrëveshja do të zbatohet pasi ka 100 ditë kohë.

“Është e paarsyeshme nga ana e ‘Elektroseverit’ që synon minimin e marrëveshjes. Ne nuk duhet të biem pre e tyre. Për mua është e rëndësishme që korniza e përgjithshme prej 100 ditëve të respektohet dhe pastaj do të merremi me BE-në”, u shpreh Bislimi të hënën.

E kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, tha se do të ndërmarrin veprime konform udhërrëfyesit, nëse kompania e licencuar nga ta nuk i përmbahet atij.

Edhe “Elektroseveri” i kualifikon gabim teknik faturat e rrymës me termin “Kosovska Mitrovica” Arbëri “Elektroseveri” i kualifikon gabim teknik faturat e rrymës me termin “Kosovska Mitrovica”

“Pika e dytë ende nuk është zbatuar sipas afatit, tash pikat e tjera janë të përfshira në këtë udhërrëfyes, por pika e dytë në këtë marrëveshje nuk është zbatuar sipas afatit të paraparë. Nëse e shikoni, sipas marrëveshjesh, aty pika nëntë e shpjegon shumë qartë se cilat janë veprimet e ZRRE-së”, ka thënë Fejzullahu.

Me udhërrëfyesin për energjinë, nëse “Elektroseveri” nuk i respekton dispozitat, pas 100 ditësh nga lëshimi i licencës për furnizim, ZRRE-ja mund të vendosë t’ia pezullojë ose edhe t’ia tërheqë licencën për furnizim.

Deri te ky vendim janë paraparë negociata dyjavore mes palëve, me lehtësim të BE-së.

Kritikë ndaj shpërfilljes së këtij udhërrëfyesi ka pasur edhe nga opozita.

Edhe Elektroseverit mund t’i hiqet licenca, përdori termin “Kosovska Mitrovica” në fatura Arbëri Elektroseverit mund t’i hiqet licenca, përdori termin “Kosovska Mitrovica” në fatura

“Aty është një udhërrëfyes, ne kërkuam që pikat e udhërrëfyesit të zbatohen. Dy janë zbatuar, regjistrimi ka qenë, licencimi është bërë nga kjo zyrë, mirëpo ‘Elektrosever’ ende nuk i ka dorëzuar listat e konsumatorëve që duhet t’i ketë në posedim ky institucion dhe institucionet e Kosovës, në mënyrë që të fillojë inkasimi”, ka thënë deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri.

KOHA ka kërkuar informacione edhe nga kompania “Elektrosever” se pse nuk po i përmbahet udhërrëfyesit, por përgjigjja ka munguar.