Në Kosovë vazhdojnë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar kundër nismës për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën e Speciale.
Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se këto thirrje duhet të trajtohen seriozisht nga udhëheqësit e vendit. Sipas tyre, me një nismë të tillë, Kosova rrezikon të izolohet tërësisht dhe të humbë aleatët e saj ndërkombëtarë nëse vepron ndryshe.
Analisti Ilir Ibrahimi, thotë se nisma të tilla rrezikojnë ta bllokojnë Kosovën tërësisht.
Ai thotë se me shfuqizimin e saj, vetëm prishen marrëdhëniet me aleatët që Kosova ka.
“Kosova do të humbte mikun më të madh të pavarësisë së vet”, tha ai.
Edhe Albert Krasniqi, ka thënë se zhbërja e Gjykatës Speciale nuk është aq e lehtë. Por shfuqizimi i ligjit do ta bllokonte përkohësisht këtë Gjykatë.
-
Juristët insistojnë që serbëve “pishmanë” të mos u jepet mundësia e rikthimit
-
Çitaku: Kosova po izolohet e Serbia po thellon partneritetin strategjik me SHBA-në
-
Abrashi: Institucionet ta marrin si alarm diskutimin për reduktimin e pranisë amerikane në Kosovë
-
Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë të diskutohet në Bruksel
-
Çarkodimi i diplomacisë – sfidat e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sot në 60 Minuta me Emir Abrashin