Grupi i ekspertëve të pavarur prezantoi fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë - Mali i Zi.
Shpejtim Bulliqi, gjeograf dhe deputet i LDK-së tha se deri tash ky komision ka prezantuar një sërë faktesh për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por për fat të keq këto çdo herë kanë hasur në vesh të shurdhër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Hulumtimi ynë për demarkim të kufirit, tregon se komisioni shtetëror ka bërë gabime. Andaj, edhe me rezultatet e fundit nga komisioni për matje të territorit paraqesin anomali parregullsish, ngase territori i Malit të Zi rritet nga 13 mijë e 812 km2 në 13 mijë e 882.42 km2, që i bie se territori i Malit të Zi është rritur për 70.44 km2. Kjo rritje e territorit të Malit të zi ka ardhur duke cunguar territorin e Kosovës nga demarkimi i vijës kufitare në vitin 2015", tha Bulliqi.
"Ne nuk do të japim shifra për territorin e Kosovës, për faktin se nuk është bërë ende demarkacioni me të gjitha shtetet fqinje të Kosovës. Edhe pse ne i kemi rezultatet, por nuk i bëjmë publike, derisa të përfundon demarkacioni edhe me Serbinë", shtoi Bulliqi.
Ndërsa, profesori Florim Isufi, tha se s’kanë bërë asnjë shkelje ligjore me matjen e territorit të Malit të Zi.
“Këtë e kemi bërë në mënyrë shkencore me materialet publike zyrtare (harta zyrtare) tepër të sakta me Malin e Zi”, tha Isufi.
Ai tha se në bazë të këtyre fakteve, kufiri është në Çakor dhe Bjelluha është brenda Kosovës.
Edhe Isufi përmendi se nga këto manipulime me vijën kufitare, Malit të zi i rritet territori prej 70.44 km2, ngase deri në vitin 2015 ka pasur 13 mijë e 812 km2.