Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ejupi thotë se u dorëhoq, MD-ja se e shkarkoi

Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi, ka thënë të premten se ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë. Por një gjë të tillë e ka mohuar Ministria e Drejtësisë, që e ka nën mbikëqyrje këtë divizion.

Shefi i kabinetit të MD-së, Genc Nimoni, ka thënë për KOHËN se Ejupi është shkarkuar për shkak të tejkalimit të kompetencave të saj dhe mosraportimit të saktë.

Ejupi ishte në këtë pozitë qe dy vjet.

Themelimi i këtij divizioni ishte si rrjedhojë e obligimeve që dalin për MD-në nga neni 7 i Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave Potencial të Akuzuar në proceset gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, që si qëllim ka mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara.