Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dënuar aktin e dhunës ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha të martën në Tiranë.
Zyra e kryeministrisë përmes një reagimi ka thënë se kushdo që përdor dhunë duhet të përballet me forcën e ligjit.
“Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit”, thuhet në reagimin e kryeministrisë./tch
Artikuj të ngjashëm
-
Rama: Qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit
-
Rama: Dhuna në protesta u përgatit prej muajsh, ka të dhëna për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive në Shqipëri
-
Rama: Të gjithë ata që kryen dhunë do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur ta shlyejnë dëmin
-
Rama vendos sërish karriget për dialog para Kryeministrisë
-
“Simbolikë për dialog”, Rama vendos karriget para Kryeministrisë