Pas Prishtinës, Ferizajt e Prizrenit edhe Suhareka tashmë nuk është në zonë karantinë.
Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se rregullat tjera të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë do të zbatohen.
“Kujdesi edhe më tutje duhet të vazhdoj sepse në këtë formë edhe mund ta ndalojmë përhapjen e virusit Covid-19. Ju faleminderit për zbatimin e masave, mirëpo ju lutemi që edhe më tutje ti zbatoni rregullat”, ka shkruar ai në Facebook.
Në Suharekë deri tash janë regjistruar 37 persona të infektuar me koronavirus.
Artikuj të ngjashëm