Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

70 raste aktive me koronavirus në Prishtinë

Në Prishtinë aktualisht janë 70 raste aktive me koronavirus, pasuar nga Ferizaj me 34 raste, Prizreni 27, Gjilani 21, Klina 21, Kaçaniku 16, Malisheva 15, Lipjani 13, Peja 11, Suhareka 11, Vushtrria 11, Kamenica 10, Istogu 10 e të tjera.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste pozitive me koronavirus, ndërsa janë shëruar 10 pacientë.