Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Mitrovica përfshihet në “Projektin-Socio”

Komuna e Mitrovicës ka pritur në një takim Valentin Hoxha, drejtor ekzekutiv dhe Artan Gotën, koordinator në Projektin “Stabiliteti socio-ekonomik i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë”, i njohur edhe si “Projekti-Socio”, që është një nismë e financuar nga “Engagement Global”, në emër të ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim –BMZ, e që është duke u implemnetuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik-PREDA Plus Kosovë, në partneritet me Arbeiter Samariter Bund-ASB.

Drejtori i projektit Valentin Hoxha, tha se projekti që ka filluar zyrtarisht në Kosovë më 01.02.2017, ka për qëllim krijimin e vendeve të punës dhe mundësive të gjenerimit të të ardhurave, fuqizimin e kapaciteteve të shoqatave bujqësore dhe atyre të biznesit në dy segmente dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e komuniteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në fillimisht do të përzgjedhim 120 përfitues potencialë nga 11 komunat e zgjedhura, prej të cilëve më pastaj përfitues do të jenë vetëm 80 që i plotësojnë më së miri kushtet. Vlera e një projekti të një granti do të jetë 2000 euro, me bashkëfinancim 25 për qind nga përfituesi”, tha Hoxha.

Ndërkaq, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, tha se komuna e Mitrovicës është e përkushtuar në zhvillimin e bizneseve private dhe krijimin e kushteve për zhvillimin ekonomik.

“Ne jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë dhe t’u ofrojmë kushte sa më të mira, duke filluar nga infrastruktura personave të cilët dëshirojnë të zhvillojnë bizneset e tyre. Kjo nismë e juaja është shumë e rëndësishme dhe komuna e mbështet fuqishëm dhe jemi të gatshëm që të kryejmë me kohë të gjitha obligimet tona që ndërlidhen me projektin”, ndër të tjera Mujka.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillimi Ekonomik, Nasuf Aliu, u shpreh të jetë i kënaqur për këtë ofertë bashkëpunimi nga Qeveria Gjermane për Kosovën. Ai tha Mitrovica ka një buxhet shumë të vogël për investime kapitale, andaj edhe e mirëpret ofertën dhe është i sigurt se bashkëpunimi do të jetë i suksesshëm.