Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mitrovica zotohet për përkrahjen e 20 mikro-bizneseve

Kryetari i komunës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik Nasuf Aliu kan pritur në takim Shqipe Breznica nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe me të cilën kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Mbështetja e stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ku në vitin 2018 nga komuna e Mitrovicës do të përkrahen së paku 20 mikro-biznese.

Qëllimi i këtij projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore në mënyrë që t’ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Ndërsa objektiva e këtij projekti është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme.

Vlen të theksohet se vlera mesatare e një granti për një përfitues është 2,000.00 euro në formë të pajisjeve.