Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Interesim i madh për grantet sipas projektin “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”

Në Komunën e Drenasit ka filluar seanca informuese në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në Ballkanin Perëndimor”, një projekt i cili financohet nga Qeveria gjermane dhe komuna e Drenasit, ndërsa zbatohet nga organizata Help Kosovo.

Me këtë rast, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka inkurajuar që të jenë aplikues në këtë projekt. Ai ka shtuar se Komuna është e përkushtuar t’i ndihmojë bizneset me qëllim të rritjes së punësimit dhe të vetëpunësimit, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve për idetë e tyre inovative.

Ndërsa përfaqësuesi i organizatës Help Kosovo, Gent Saraçi, ka informuar të pranishmit për formën e aplikimit për të fituar grantin.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit, kurse format për aplikim janë marrë gjatë takimit informues. Ata të cilët nuk kanë mundur të jenë të pranishëm, takimi tjetër informues do të mbahet më 21 shgkurt.

Aplikacionet për plotësim merren për çdo ditë pune në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe mund të shkarohen edhe përmes ueb faqes së organizatës Help Kosovo dhe në ueb faqen zyrtare të Komunës, përkatësisht ne këto linke; www.help-kosovo.org, https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/shpalljet/

Data e fundit për aplikim është 20 mars 2020.