Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thirrje për aplikim për grante për “Zhvillimin e ndërmarrësisë në komunën e Rahovecit”

Komuna e Rahovecit përmes drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm lanson thirrjen e skemës së granteve për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrësisë.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe zhvillohen më teje, duke krijuar kështu vende të reja pune. Këto vende të reja të punës do të gjenerohen nga rritja e ndërmarrjeve ekzistuese që veprojnë në sektorët me potencial më të madh për zhvillim.

Aplikacionet mund të shkarkohen në WEB-faqen zyrtare të komunës së Rahovecit, ose të tërhiqet në zyrat e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, aplikacionet e plotësuara mund t’i dorëzoni edhe në adresën e komunës: Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Rr. Dëshmorët e Pashtrikut p.n. 21000 Rahovec, Kosovë.

Afati për dorëzimin e aplikacionit është nga 04 shtator deri me 23 shtator 2019.