Komuna e Prishtinës ka njoftuar bizneset për kushtet që duhet plotësuar pas fitimit të grantit.
Sipas një njoftimi në Facebook, të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga Covid-19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar:
- Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët
- Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit
- Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me numër 81 dhe është 9 shifror)
Edhe
Ahmeti u bën thirrje bizneseve përfituese të granteve në Prishtinë t’i plotësojnë dokumentet
Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës.
“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në link në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, thuhet në njoftim
-
Komuna e Prishtinës nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet
-
Komuna e Prishtinës shtynë afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve
-
Bizneset përfituese të granteve në Prishtinë do të mund t’i dorëzojnë edhe nesër dokumentet
-
Komuna e Prishtinës shpall listën e përfituesve të subvencioneve për projektet kulturore