Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti u bën thirrje bizneseve përfituese të granteve në Prishtinë t’i plotësojnë dokumentet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që të dorëzojnë dokumentacionin e plotësuar.

“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative t’i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: - Letërnjoftimin valid, kopje në të dy anët, - Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit - Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë, në të kundërtën nuk mund ta bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunalë!”, ka njoftuar kryetari Ahmeti.

Linku: https://tinyurl.com/ybxboxcu