Komuna e Prishtinës të enjten (nesër) do të rifillojë me pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Pagesat do të kryhen në grupe nga 100.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Facebook.
“Prej nesër do të rifillojmë pagesat e granteve për biznese pas përfundimit të krejt procedurave administrative. Do të mundohemi ti procesojmë sa më shpejtë edhe pse do të kryhen në grupe nga 100. Pagesat për Covid do të procesohen më shpejtë sepse thesari i proceson më shpejtë. Ju falemnderit për mirëkuptimin!” – ka shkruar Ahmeti.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës shtynë afatin për dorëzim të dokumenteve për bizneset përfituese të granteve
-
Bizneset përfituese të granteve në Prishtinë do të mund t’i dorëzojnë edhe nesër dokumentet
-
Ahmeti u bën thirrje bizneseve përfituese të granteve në Prishtinë t’i plotësojnë dokumentet
-
Komuna e Prishtinës nis pranimin e dokumenteve për bizneset që kanë fituar grantet
-
Nga sot në komunën e Prishtinës nis zbatimi i 5 milionë eurove për bizneset