Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.
Këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, ka thënë se shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze, Osmani do t’i bashkohet bojkotit të Lojërave Olimpike në Pekin, pas SHBA-së, Australisë e Britanisë së Madhe.
Ndërkaq, është sqaruar se bojkoti diplomatik nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t'i bojkotojë të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.
Artikuj të ngjashëm
-
KOK-u i drejtohet Presidencës lidhur me pjesëmarrjen në “Pekini 2022”
-
SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin
-
Pelosi bën thirrje për bojkotim të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin
-
Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente
-
Osmani: Ndërkombëtarët të marrin masa për ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë