Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civilë, i cili kishte vlerësuar se Pal Lekaj kishte emëruar kundërligjshëm për U.D. së Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçicën.
Kjo Gjykatë ka refuzuar kërkesën për shtyrjen e vendimit të Këshillit, kërkesë e bërë nga ministri Lekaj.
Ministria e Lekajt shkel ligjin për të mbrojtur ish-asistentin e Haradinajt
Kohavisioni kishte raportuar se si KPMSHCK-ja, pas ankesës së ish-Ushtruesit të Detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në MI, Nebih Shatri, e kishte shfuqizuar vendimin e ministrit Lekaj, të datës 11 nëntor të vitit të kaluar, me të cilin Betim Reçica ishte caktuar ushtrues detyre në pozitën ‘Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës’.
Vendimi i Këshillit është dashur të zbatohej më 16 janar, por Lekaj ka refuzuar ta zbatojë atë.
Sipas Lekajt, çdo gjë është në rregull me Zyrën e Prokurimit në MI, kundërshton Krasniqi
Bashkë me të, ministri Lekaj ka refuzuar zbatimin edhe të dy vendimeve të tjera të Këshillit, i pari për anulimin e përzgjedhjes së zëvendësdrejtorit Financiar në ASHNA, ish-asistentit të Ramush Haradinajt, Shpëtim Selmanaj, e po ashtu edhe atë për kthimin në punë të shefit të prokurimit në këtë ministri, Nexhat Krasniqi.
Edhe
Lekaj nuk planifikon masa ndaj zëvendësit të tij për ndërhyrje në tender
Faksimile te vendimeve, te siguruara nga KohaVisioni:
{gallery}