Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi i MI-së nuk respekton eprorin

Nexhat Krasniqi, edhe pse i shkarkuar, po del të jetë më i fortë sesa shefi i tij i ri, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica.

As Policia e Kosovës nuk ka mundur ta lirojë zyrën e Prokurimit në këtë ministri, që aktualisht është “uzurpuar” nga Krasniqi, i shkarkuar nga kjo pozitë me një vendim të Reçicës me 12 të këtij muaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëgjyqësi dhe sfidim të shtetit e ka cilësuar sekretari faktin që Policia e Kosovës doli duarbosh nga zyra e Krasniqit, ani pse ishte thirrur nga Ministria për ta larguar atë, raporton KTV.

Vendimi thotë ta ketë marrë për shkak se të gjitha gjykatat në vend e kanë vërtetuar fajësinë e Krasniqit. Edhe Gjykata kushtetuese e vërtetoi këtë, në momentin kur në shkurt të 2018-s, vendosi ta deklarojë të papranueshme kërkesën e Krasniqit për një arbitraritet të gjyqësisë.

Por, ky shkarkim nuk kishte penguar Krasniqin që të hënën të nënshkruajë një mori dokumentesh si shef i prokurimit.

Por, vendimi i Reçicës u pezullua nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ata kërkuan arsyet e shkarkimit.

Image
Betim Reçica

Këshilli thotë se Sekretari i Përgjithshëm i MI-së “obligohet që të lejojë të ushtrojë detyrën e punës ankuesin sipas pikës 1 të këtij vendimi dhe të mos marrë asnjë veprim tjetër administrativ për procedurë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës lidhur me ankesën e ankuesit”, gjegjësisht Nexhat Krasniqit.

“Kjo është hera dytë që ndaj Krasniqit ekziston një ndalës hyrje në Ministrinë e Infrastrukturës. Herën e parë ai u largua nga ministria me dhunë për shkak se ishte I dyshuar për rastin e MTPT-së për çka është shpallur I pafajshëm me vonë”, ka htënë Reçica.

Por, ende mbetet i paqartë kalimi i Krasniqit nga pozita e drejtorit të Departamentit Koordinues të Këshillit për Komunikacion Rrugor, ku ishte emëruar nga sekretari Nebih Shatri në tetorin e kaluar, në atë të shefit të prokurimit.

KTV-ja kishte raportuar për këtë çështje në marsin e këtij viti, por ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës Nehbi Shatri, nuk i ishte përgjigjur televizionit për këtë çështje.

Ministria nuk e sqaroi asnjëherë, përveç faktit se bazuar në proceset e tenderimit që ka hapur Ministria e Infrastrukturës që nga marsi i këtij viti, Krasniqi ka figuruar si shef i prokurimit të saj.

Madje, për këtë, i është nënshtruar testit të ricertifikimit për procese të prokurimit më 13 shkurt të këtij viti.