Pas reagimit nga ana e ministrit në detyrë të Financave, Avdullah Hoti, për çmimin referent për pataten e Kosovës nga ana e Qeverisë së Shqipërisë, ka reaguar edhe Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se marrëveshjet e Tregtisë së Lirë janë në favor të zhvillimit ekonomik vetëm kur vendet nënshkruese zbatojnë ato drejt dhe duke respektuar partnerët e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProdhuesit e vendit tonë, sipas saj, shpesh po përballen me barriera nga vendet fqinjë, por thotë se ministria që ajo drejton është e gatshme për të ju dalë në mbrojtje prodhuesve dhe njerëzve të vyeshëm të vendit tonë.
“Për rastin e patates tashmë kemi kontaktuar autoritetet shqiptare, kemi kërkuar largimin të menjëhershëm të çmimit referent. Përndryshe, ne do të veprojmë njëjtë për produktet që Shqipëria eksporton në Kosovë. Kam biseduar me Ministrin Hoti, Drejtorin e Doganës së Republikës së Kosovës dhe po punojmë të tejkalohet ky problem”, ka shkruar Bajrami, raporton Koha.net.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, thotë ministrja Bajrami, kanë marrëveshje të nënshkruara dhe duhet të zbatohen pasi në të kundërtën “humbet arsyeja e këtyre dokumenteve që kanë firmat e Kryeministrave të dy vendeve”.