Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa për kryeministër, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin e qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e çmimit referent për patatet e Kosovës.
Përmes një statusi në Facebook, ministri në detyrë i Financave, Hoti, ka thënë se vendosja nga ana e Qeverisë së Shqipërisë të çmimit referent prej 0.19 euro për patatet nga Kosova që eksportohen në Shqipëri po i dëmton rëndë prodhuesit kosovarë.
Ai thotë se kjo politikë e qeverise shqiptare nuk i ndihmon unifikimit të tregut mbarëshqiptar.
“Ne do të shqyrtojmë me kujdes këtë veprim të palës shqiptare. Përmes MTI-së kemi kërkuar nga pala shqiptare të heq këto çmime referente menjëherë. Ju kemi kërkuar atyre që për qëllime të llogaritjes së ngarkesës me taksë doganore të përdorin çmimet furnizuese të dëshmuara nga prodhuesit e patates në Kosovë”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.
Ministri në detyrë i Financave thotë se nëse nuk ka lëvizje nga pala shqiptare, atëherë “do të shqyrtohen masat e tjera ligjore dhe reciproke për të ruajtur prodhuesit tanë”.
Hoti ka bashkëngjitur edhe një foto ku thotë se mund të gjeni vendimin e doganës shqiptare për vendosjen e çmimit referent në patate dhe qepë të reja, ndërsa po ashtu ka bashkëngjitur edhe një link (KLIKO KËTU) ku thotë se mund të gjenden informatat për çmimet referente për patate të vendosura nga pala shqiptare.

-
Sqarohet vendimi i Shqipërisë për çmimin referent të patateve të Kosovës
-
Edhe Bajrami reagon për çmimin referent të patates së Kosovës nga ana e Shqipërisë
-
Hoti kritikon Qeverinë: Rritja e çmimit të energjisë dhe naftës po rëndon qytetarët
-
Hoti: Ndërmarrjet kosovare po humbin tregun nga kostot e larta të prodhimit
-
Hoti: Kurti e varfëroi Kosovën