Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Qeveria është kundër bizneseve

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria nuk po mundet ta implementojë as konceptin e partisë së saj, si parti e majtë, ndërkohë e ka kritikuar atë për pakon mbështetëse gjatë vitit 2022.

Ajo ka thënë se me mbështetjen e sektorit publik, sektori privat është lënë krejtësisht anash.

“Prej Bankës Qendrore kam lexuar se Kosova është vendi më i varfër në rajon. Pakon kemi mundë ta kemi më të madhen, janë shpërndarë me një vendim që ministri Murati e ka shkruar për 5 minuta, janë shpërndarë 100 milionë euro. Pyeti qytetarët sot se cilin problem të jetës e kanë zgjidhë me ato 100 euro. Kjo qeveri as konceptin e saj të majtë nuk po mundet ta implementojë, sepse në konceptin e majtë nuk thuhet që të ndihmohen të gjithë me nga 100 euro, me i ndihmuar të punësuarit në ndërmarrje publike dhe janë lënë jashtë të punësuarit e sektorit privat”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Bajrami ka shtuar se Qeveria ende nuk ka publikuar asnjë listë të përfituesve, duke e kritikuar atë për mostransparencë.

“Projektin e superpunës këta kanë shifra kontradiktore. Nëse kryeministri dhe ministri dalin thonë se janë krijuar 2,000 vende pune, në uebfaqe të superpunës e ke qeverinë që thotë se u paguan 500 punëtorët e parë. Pra 500 e jo 2,000. Në anën tjetër kemi ankesa të kompanive që disa nuk po arrijnë të përfitojnë prej skemës së njëjtë. Ata thonë se për 2 vite i kanë dhënë rreth 800 milionë euro mbështetje qytetarëve dhe bizneseve. Ajo që e dimë është se asnjë listë apo individë a biznese nuk është publikuar nga Qeveria. Ne si parti nuk besojmë në skema të tilla ku ministri del dhe ju tregon bizneseve që duhet ta punësoni dikë se nuk e ka askënd në familje të punësuar. Çfarë duhet të bëjë qeveria është të mos e rrisë çmimin e energjisë për bizneset”.

Edhe Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat Arbëri 3 j. më parë Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat

Bajrami ka thënë se Qeveria duhet ta mbajë çmimin e energjisë të pandryshueshëm për bizneset.

“Tash kur po lavdërohen se e kanë luftuar kontrabandën, në veri shpenzimi i energjisë ka shkuar 38 milionë euro më 2021. 15% u është ngritë energjia bizneseve, kjo ndikon në përkeqësimin e ambientit të bizneseve, i bën bizneset jokonkurrente. Ish dashtë Qeveria ta subvencionojë dhe ta mbajë çmimin e pandryshueshëm. ZRRE-ja ka ardhë në përfundim se për shkak të importit duhet të ndryshohet, por Qeveria duhet të marrë masa, ish dashtë me gjetë mjete që ta mbajë të pandryshueshëm çmimin”.

Ajo ka deklaruar se Qeveria është kundër bizneseve dhe sipas saj, Qeveria këtë e ka dëshmuar.

“Qeveria e ka dëshmuar se është kundër bizneset. Qeveria për asnjë ligj dhe asnjë politikë fiskale nuk është ulë të konsultohet me bizneset. Nuk kemi parë bashkëpunim të Qeverisë me bizneset”.


Bajrami: Edhe ministrave të Kurtit po t’u jepeshin 24 paga avancë, ka mundësi ta lëshojnë punën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, derisa ka folur për numrin e rënë të punëtorëve të Telekomit, ka thënë se rreth 600 punëtorë e kanë lënë punën për shkak të pagave avancë që kanë marrë.

Edhe Bajrami: Subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët Arbëri 8 muaj më parë Bajrami: Subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët

Sipas saj, po ta kishin një mundësi të tillë ministrat e Qeverisë Kurti, disa prej tyre do ta shfrytëzonin atë.

“Kryeministri i Kosovës thotë se Telekomi ka 600 punëtorë më pak. A e dini se si i ka? Ka marrë kredi prej Qeverisë 9.6 milionë dhe iu ka ofruar punëtorëve 24 paga për të lëshuar punën. Punën e kanë lëshuar punëtorët më të mirë të Telekomit. 600 paga më pak kanë ndikuar që Telekomi i Kosovës të ketë më pak humbje. Ajo me çka duhet të na tregojë Qeveria është pse sot Vala nuk funksionon. Është operatori më i dobët, nuk ka ditë që nuk ka probleme. Ministrave të Kurtit sot po t’u jepeshin 24 paga në avancë ka mundësi që disa prej tyre e lëshojnë punën. Të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të gjinden diku tjetër, e lëshojnë punën”, ka thënë ajo.