Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“EC Ma Ndryshe” kërkon përkushtim më të madh institucional për mjedisin në Prizren

Institucionet e të gjitha niveleve duhet të tregojnë përkushtim më të madh për mbrojtjen e mjedisit dhe adresimin e sfidave aktuale në këtë drejtim, është thënë gjatë një tryeze të organizuar në Prizren nga OJQ-ja “EC Ma Ndryshe”.

Sipas komunikatës së kësaj organizate, në këtë tryezë është janë publikuar gjetjet e raportit “Analiza mjedisore e rajonit të Prizrenit”, derisa janë trajtuar edhe problemet aktuale mjedisore, sikurse edhe mbulimi mediatik i këtyre çështjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nora Simitçiu, eksperte e mjedisit nga “EC Ma Ndryshe”, duke prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e analizës, ka sqaruar se synimi i këtij publikimi është gjenerimi i burimeve të informacionit për parametrat mjedisorë, të cilët do të shërbejnë si udhëzues për politikat lokale mjedisore të së ardhmes.

“Kjo analizë vlerëson se është arritur progres sa i përket draftimit të strategjive në këtë fushëveprim, mirëpo zbatueshmëria e tyre lë për të dëshiruar”, ka thënë Simitçiu thuhet në komunikatë. Ajo ka prezantuar pika edhe nga Planet Lokale të Veprimit në Mjedis dhe programet e tjera relevante, me ç’rast ka bërë thirrje që pushtetet lokale gjatë hartimit të dokumenteve të tilla të përfshijnë komunitetin, OJQ-të, organizatat profesionale dhe komunitetin e biznesit. Në kuadër të këtij prezantimi, ajo ka elaboruar edhe forcat shtytëse dhe presionet në mjedis, fushëveprimet me interes në mbrojtje të mjedisit dhe ka potencuar problemet që po shkaktojnë shkatërrimin e biodiversitetit dhe gjendjen aktuale të mjedisit në Komunën e Prizrenit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)