Në aparatin elektronik e-kioskë, që gjendet para objektit të Administratës Komunale, këto ditë ka filluar të ofrohen edhe dy shërbime të reja për qytetarët e kësaj komune, shkruan sot “Koha Ditore”.
Përveç dokumenteve personale të shërbimit të ofiqarisë, qytetarët mund të nxjerrin në e-kioskë edhe fletët poseduese të pronave të paluajtshme, si dhe faturat e tatimit në pronë.
“Kemi filluar me shërbim të ri në e-kioskë, ku përveç dokumenteve të gjendjes civile qytetarët mund të marrin edhe fletën poseduese për pronë, si dhe faturën e tatimit në pronë. Fletën poseduese mund ta nxjerrë secili qytetar nëse ka pronë dhe gjendet në sistem, dhe i kushton 50 centë, kurse fatura e tatimit në pronë është pa pagesë”, e konfirmon Avni Hajrizi nga Zyra e Teknologjisë Informative të Komunës, i cili është edhe mbikëqyrës i e-kioskës.
Edhe ashtu kishte pasur në plan që ta ofrojë edhe shërbimin kadastral në e-kioskë, e kanë sjellë atë aparat me defekt dhe e kanë vendosur afër Drejtorisë për Gjeodezi dhe Kadastër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Përveç fletave poseduese, në Prishtinë kërkohet të lëshohen edhe kopjet e planeve në e-kiosqet
-
Peja nis fazën testuese të E-kioskës për shërbimet kadastrale
-
S’ka më pritje në sportele, qytetarët mund të marrin dokumentet e ofiçarisë pa pagesë
-
Tollovi para sporteleve në Komunën e Pejës, qytetarët nuk i respektojnë masat anti-COVID
-
Në Junik përurohet platforma elektronike për shërbime administrative