Komuna e Pejës nga janari i vitit të ardhshëm zgjeron shërbimet për qytetarët edhe me shërbimin për Kadastër me aparatin elektronik E-kioskë.
Deri tashti qytetarët kanë mundur të shërbeheshin me këtë aparat vetëm për dokumente ofiqarie, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa për marrjen e fletëve poseduese dhe kopje të planit të pronave të tyre të paluajtshme, qytetarët nuk kanë mundur të shërbehen në E-kiosk, pasi Komuna ende nuk kishte qasje në të dhënat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe kjo qasje është siguruar pasi Agjencia e Regjistrimit Civil e ka lidhur sistemim me data bazën e Agjencisë Kadastrale.
“Tashti na është lejuar qasja në AK-në me digjitalizimin që është bërë dhe qytetarët që janë në sistem, dhe që kanë prona në emër të vetin mund të nxjerrin vetëm me letërnjoftim fletët poseduese dhe kopjet e planit në E-kioskë, njësoj sikur që i nxjerrin certifikata”, tregon risinë për shërbimin kadastral, drejtori i Administratës Fatmir Asllani.
Ky shërbim kadastral me E-kioskë, është pjesë e fazës së dytë të projektit të USAID-it.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
Vazhdojnë intervistimet për dyshime rreth manipulimit me vota në Klinë
-
Në Pejë nis intervistimi i komisionerëve për manipulime me vota
-
Spitali i Pejës që një muaj pa CT
-
Aliu: Qytetarët në Ferizaj shumë shërbime do t’i marrin nëpërmjet telefonit