Qeveria e Kosovës sot ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës. Në mesin e anëtarëve është edhe Hyrmet Mydyti, e cila njëkohësisht figuron si kryesuese e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Hidroekonomike "Ibër-Lepenc".
Në një përgjigje me shkrim për KOHËN, Mydyti ka deklaruar shkurt se nuk është më në “Ibër-Lepenc”, megjithëse në uebfaqen e kësaj ndërmarrjeje, gjendet emri i saj.
Bordi i ri i Drejtorëve të Postës, i emëruar sot, përfaqësohet nga tre burra dhe tri gra.
Kryesues është emëruar Fadil Bejta, derisa anëtarë Hyrmet Mydyti, Safije Beseni, Sebahate Krasniqi, Visar Nura e Gëzim Paci.
Artikuj të ngjashëm
-
Hyrmete Mydyti emërohet kryesuese e Bordit të Drejtorëve të Postës
-
Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës
-
Qeveria zgjedh bordin e KEK-ut dhe Postës
-
Qeveria miraton gjashtë emra për anëtarë të Bordit të Ibër Lepencit
-
Qeveria në detyrë emëron persona në pozita të larta, thotë se po përmbyll procese të nisura