Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

E braktis shtëpinë për shkak të dhunës nga burri

Foto: Driton Paçarada / Koha

Bukuria (emri i njohur për redaksinë) është viktimë e dhunës në familje. Bashkëshorti i saj e ka rrahur vazhdimisht, atë dhe tre fëmijët që i kishin së bashku.

Por, Bukuria bashkë me ta, tash e disa muaj po qëndron në njërën nga shtëpitë e sigurta në Kosovë. Ka arritur të ikë nga bashkëshorti i saj, i cili ka ushtruar dhunë sistematike ndaj saj dhe tre fëmijëve të tyre.

Ndonëse më shumë kohë ka kaluar te familja e saj, duke i ikur dhunës, megjithatë kushtet e vështira ekonomike e kanë shtyrë atë që të kërkojë ndihmë në njërën nga këto shtëpi të sigurta.

Image

“Ka ushtruar dhunë vazhdimisht mbi mua. Më së shumti më ka rrahur me rrip. Edhe fëmijët i rrihte shumë. Ndonjëherë dilte nga shtëpia dhe nuk kthehej me ditë të tëra, pasi e donte jetën e natës dhe na linte pa ushqim në shtëpi. Unë detyrimisht shkoja te familja ime, për shkak se nuk punoj dhe nuk kisha para për të blerë ushqim. I kam fëmijët e vegjël dhe kishin nevojë si për gjëra ushqimore, po ashtu edhe për shumë gjëra të tjera”, tregon ajo.

Ajo thotë se vajzën e vogël e ka lindur në shtëpi, me ndihmën e një familjareje, pasi bashkëshorti nuk e ka lejuar të shkonte në spital që ta kryejë lindjen nën përkujdesje profesionale.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.