Dy pacientë me COVID-19 kanë vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, është bërë e ditur të dielën në raportin 24-orësh të tij.
Sipas këtij raporti, 47 pacientë të shtrirë janë duke u trajtuar për COVID-19, prej të cilëve 16 të konfirmuar me koronavirus e 31 të pakonfirmuar, transmeton KOHA.
Në të njëjtën kohë, 24 pacientë në këtë spital janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në gjendje të rëndë.
Po ashtu shtatë persona janë liruar për në shtëpi.
Artikuj të ngjashëm
-
30 pacientë me COVID-19 me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 86 pacientë me COVID-19
-
84 pacientë në Spitalin e Gjakovës po trajtohen për COVID-19
-
72 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 34 pacientë për COVID-19, dy në gjendje më të rëndë