Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 34 pacientë për COVID-19, dy në gjendje më të rëndë

Foto: Koha

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 34 pacientë për COVID-19.

Sipas raportit 24-orësh të këtij Spitali, 18 pacientë kanë rezultuar pozitivë, 24 janë në oksigjeno-terapi e dy me maskë CPAP që janë në gjendje më të rëndë.  10 janë duke pritur rezultatet, tre pritet të testohen dhe e tre kanë rezultuar negativë.

“Iu rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë së shtunës ka regjistruar 514 raste të reja me koronavirus në tërë vendin.