Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 71 pacientë me COVID-19. Aktualisht në këtë spital sipas drejtorit Hilmi Shala 40 pacientë me COVID-10 janë me oksigjenoterapi dhe një me CPAP maskë. Në të njëjtin Spital gjenden edhe 10 pacientë me COVID-19 nga Shqipëria. Spitali ka në shfrytëzim 71 shtretër dhe ka të lirë edhe 64 sosh.
Drejtori Hilmi Shala ka thënë për KOHËN se aktualisht është gjendje më e qetë në këtë spital krahasuar me periudhën e mëhershme.
"Ka një rënie të numrit të pacientëve që janë pozitiv me COVID-19, por që të mos kemi rikthime dhe rritje të këtij numri duhet sa më shumë të vaksinohemi", ka thënë Shala.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës
-
11 pacientë nga Shqipëria po trajtohen për COVID-19 në Gjakovë
-
51 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Gjakovës
-
Në Spitalin e Gjakovës 58 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi
-
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen shtatë pacientë nga Shqipëria me COVID-19